Një çantë e dyshimtë e lënë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë ka shkaktuar alarm sot rreth orës 14:00.
Pas pranimit të informacionit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë, duke ndërmarrë veprimet operative për menaxhimin e situatës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për RTKlive se pas ekzaminimeve nga njësitë kompetente, është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes. rikthyer.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes”, ka thënë Ahmeti.