Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    46 vjeçari u gjet pa shenja jete, policia e Ferizajt jep detaje

    Maqedonci rithekson synimin për anëtarësim në NATO në takimin me Burcu San

    “Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat

    Berisha: Situata është kritike, kriza e narkoshtetit është thelluar. Kjo është revolta më e fuqishme studentore

    Vjen reagimi i parë nga Kosova, Edita Tahiri: Në Tiranë po lëkunden themelet

    Protesta në Tiranë, 13 të lënduar dhe 23 të shoqëruar në polici

    Situatë kaotike në Tiranë: Súlmohet komisariati i Policisë

    Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadoren greke, Heleni Vakali

    Kurti e Pierce flasin për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Britani

    Kurti në 80-vjetorin e Teatrit Kombëtar: Po investojmë mbi 7 milionë euro

    Shiroka-Pula: Mbrojtja e grave nga dhuna është përgjegjësi e përbashkët

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete

    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë

07 Mars 2025, 16:18
në Botë
Trumpi ia ndryshon emrin Gjirit të Meksikos, e bën të Amerikës

President Donald Trump speaks as he meets with homeowners affected by Hurricane Helene in Swannanoa, N.C., Friday, Jan. 24, 2025. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Trump paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të sulmeve që po vazhdojnë ndaj Ukrainën.

Në një postim në rrjetin social ‘Truth Social’ presidenti shkruante se: “Bazuar në faktin se Rusia po ‘godet rëndë’ Ukrainën në fushën e betejës, po konsideroj mundësinë për të vendosur sanksione të fuqishme bankare, sanksione të tjera dhe tarifa në shkallë të gjerë ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare për paqe”.

Presidenti i bëri thirrje gjithashtu Rusisë dhe Ukrainës të ulen menjëherë në tryezën e bisedimeve, përpara se të jetë tepër vonë, siç tha ai.

Ndërkohë Presidenti po vazhdon të ushtrojë presion mbi Kievin për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e ralla. Të enjten ai tha gjithashtu se Moska ishte gati për një marrëveshje për dhënë fund luftës, e cila nisi me sulmin rus ndaj Ukrainës, në vitin 2022.

Presidenti Trump po ashtu u dërgoi një mesazh vendeve anëtare të NATO-s, duke i kërcënuar se “nëse nuk paguanin, ai nuk do t’i mbronte”.

Ai shpalosi vizionin e tij se si do të ndërmjetësonte paqen mes dy vendeve fqinje.

“Mendoj se Ukraina dëshiron të bëjë një marrëveshje, pasi sipas meje, ata nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër”, tha ai. “Mendoj gjithashtu se edhe Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje, sepse sipas asaj që di vetëm unë, as ata nuk kanë zgjidhje tjetër”.

Presidenti Trump tha se do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin në Arabinë Saudite “ndoshta pas një muaji e gjysmë”.

I dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, koordinator i takimit

Më herët gjatë ditës, i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se ai do të shkonte në Arabinë Saudite për t’u takuar me përfaqësues të Ukrainës për bisedime rreth një armëpushimi për të ndalur sulmin rus.

“Tashmë jemi në diskutime për të koordinuar një takim me ukrainasit në Riad, apo me gjasë në Xhedah”, tha Steve Witkoff. “Ajo çka duam të arrijmë është një marrëveshje-kornizë për paqe si dhe një armëpushim fillestar “, shtoi ai.

Witkoff tha se Presidenti Trump mendon se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka ndrequr gabimin pas përplasjes mes dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar.

“Ai (Presidenti) mendon se letra e Zelenskyt, (ku e quan përplasjen në takim në Shtëpinë e Bardhë, për të ardhur keq) ishte një hap i parë shumë pozitiv. Në të kërkohej falje. Kishte një pranim se Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë për Ukrainën dhe një ndjenjë mirënjohjeje”, tha Witkoff.

Ndërkohë të enjten Presidenti Zelenskyy ishte në Bruksel me udhëheqësit evropianë për bisedime urgjente.

“Ne do të armatosemi më shpejt, në mënyrë më të zgjuar dhe më efikase sesa Rusia”, tha Kryeministri polak Donald Tusk, i cili mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mori vendim të lehtësojë rregullat mbi buxhetit, në mënyrë që vendet të mund të shpenzojnë shumë më tepër për mbrojtjen. Gjatë takimit të nivelit të lartë 27 vendet anëtare u inkurajuan të investojnë rreth 863 miliardë dollarë për mbrojtjen, gjatë katër viteve të ardhshme.

“Ne jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm dhe këto nuk janë vetëm fjalë”, tha zoti Zelenskyy. “Ne e ndjejmë këtë gjë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Macron parashikon ‘hapa vendimtarë’

Para bisedimeve të nivelit të lartë Presidenti francez Emmanuel Macron tha se anëtarët e BE-së do të “ndërmarrin hapa vendimtarë përpara”, ndërsa shprehu shqetësime lidhur me ndryshimet në mbështetjen amerikane për Ukrainën nën administratën e re Trump.

“E ardhmja e Evropës nuk duhet të vendoset në Uashington apo Moskë”, tha zoti Macron.

Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu tha të enjten se Franca po ndan informacione zbulimi me Ukrainën, një vendim që pasoi njoftimin e Shtetet e Bashkuara se kishte ndërprerë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Kievin.

Drejtori i CIA-s John Ratcliffe tha të mërkurën se për momentin Shtetet e Bashkuara nuk po ndajnë informacione zbulimi me Kievin, por shtoi se kjo gjë mund të mos zgjasë, pas pohimeve të zotit Zelenskyy, se Ukraina ishte gati për bisedime paqeje me Rusinë.

Në fillim të javës Presidenti Trump urdhëroi Shtetet e Bashkuara të pezullojnë ndihmën ushtarake për Kievin, një vendim që pasoi takimin e tij të tensinuar në Shtëpinë e Bardhë me zotin Zelenskyy javën e kaluar.

Që nga fillimi i luftës në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës informacione të konsiderueshme zbulimi, përfshirë informacione thelbësore që nevojiteshin për të goditur forcat ruse.

Arritja e një marrëveshje paqeje mund të jetë e vështirë. Ukraina ka kërkuar prej kohësh një rikthim tek kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht të para vitit 2014, përpara se Moska të pushtonte Gadishullin e Krimesë.

Aktualisht Rusia kontrollon një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë pjesën më të madhe të lindjes së Ukrainës, dhe është zotuar që mos i kthejë Kievit asnjë pjesë të këtij territori.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

46 vjeçari u gjet pa shenja jete, policia e Ferizajt jep detaje

6 minuta më parë
Maqedonci rithekson synimin për anëtarësim në NATO në takimin me Burcu San

Maqedonci rithekson synimin për anëtarësim në NATO në takimin me Burcu San

54 minuta më parë
“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat

Berisha: Situata është kritike, kriza e narkoshtetit është thelluar. Kjo është revolta më e fuqishme studentore

1 orë më parë
Vjen reagimi i parë nga Kosova, Edita Tahiri: Në Tiranë po lëkunden themelet

Vjen reagimi i parë nga Kosova, Edita Tahiri: Në Tiranë po lëkunden themelet

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH