Ajo që shumica nuk e dinë është se, duke shtuar një erëz në ujë, humbja e peshës mund të përshpejtohet më shumë.
“Provoni ujin me qimnon”, këshillon dietologia Trista Best.
Kjo erëz është e pasur me antioksidantë, të cilët kanë një efekt të mirë në sistemin imunitar dhe në shëndetin e zorrëve dhe zvogëlojnë inflamacionin.
“Shkencëtarët kanë studiuar efektin e qimnonit në humbjen e peshës dhe ka rezultuar se metabolizmi është më i shpejtë tek ata që e konsumojnë. Metabolizmi më i shpejtë gjithashtu nënkupton djegie më të shpejtë të kalorive”, thotë Best.
Në një studim të vogël klinik që ka përfshirë 88 gra obeze, grupi eksperimental ka ngrënë kos me qimnon për të paktën dy vakte gjatë tre muajve.
Grupi i kontrollit ka ngrënë të njëjtën sasi kosi, por pa qimnon shtesë, në të njëjtën periudhë.
Ka rezultuar se në gratë që kanë konsumuar kos me qimnon, pesha e tyre, indeksi i masës trupore, perimetri i belit, si dhe sasia e yndyrës janë ulur ndjeshëm.
Ato gjithashtu kishin nivele më të ulëta të kolesterinës, triglicerideve dhe kolesterinës “së keq”, ndërsa niveli i kolesterinës “së mirë” ishte rritur.
Dietologia Best thotë se uji me qimnon gjithashtu ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar qelizat t’i përgjigjen më mirë glukozës dhe insulinës, transmeton telegrafi.
Dietologia Best thotë se uji me qimnon gjithashtu ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar qelizat t’i përgjigjen më mirë glukozës dhe insulinës.