Autoritetet e Kosovës nuk e kanë lejuar një furgon me dinarë serbë që të kalojë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Nga Banka Popullore e Serbisë kanë thënë për “Kosovo-online” se mjetet kanë qenë të dedikuara për pagat, pensionet dhe pagesat tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.
Nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës valutë e vetme zyrtare është euro.