Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata Themelore e Pejës, njofton KK.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Elzana Kastrati.
Klina u trondit nga një rast tragjik mbrëmjen e së mërkurës.
Në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal u vranë dy persona.