Turqi/ Ish-futbollist Sezer Ozturk, i cili ka luajtur për klubet si Bayer Leverkusen, Nurenberg, Fenerbahçe dhe Besiktas është duke u akuzuar për vrasje me paramendim, transmeton Kosova Post.
Sipas medieve turke, gjithçka ndodhi pas një zënke në ambient publik, përkatësisht në një rrugë.
Viktima, Halim Ibrahim, baba i dy fëmijëve, e gjeti vdekjen pas të shtënave vdekjeprurëse, ndërsa babai, vëllai dhe dy shokë të tij u shtruan në spital.
Ozturk, që po cilësohet i dyshuari kryesor në këtë krim, është arratisur, ndërsa shoqëruesi i tij është vetë-dorëzuar.
Në media është publikuar edhe një video, ku shihet Ozturk pak çaste para se ta shkrepte armën./KosovaPost/