Seriali i animuar amerikan për fëmijë “The Simpsons” ka pasur disa parashikime që kanë ndodhur në jetë reale, dhe bëhet fjalë për ngjarje të rëndësishme, njofton Kosova Post.
Zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve apo shpërthimi i Covid nga Kina, janë disa nga rastet kur seriali “ka goditur në shenjë”, aq sa shumë njerëz janë shprehur se Simpsons nuk gënjejnë kurrë.
Seriali televiziv më i gjatë në Amerikë, “The Simpsons”, është i famshëm për parashikimin e ngjarjeve të mëdha vite përpara se të ndodhin. Është pohuar se Simpsonët tani parashikuan një luftë të re Kosovë-Serbi në vjeshtën e vitit 2023.
Duke parashikuar ngjarje të mëdha vite përpara se të ndodhin, është shfaqur profecia e re e The Simpsons, seriali më i gjatë televiziv në SHBA. Gazetarja amerikane Natalie Morris pretendoi se karikatura parashikonte një luftë Kosovë-Serbi në vjeshtën e vitit 2023.
Seriali i animuar amerikan ‘The Simpsons’ është njohur dhe më parë për disa parashikime ose koincidenca që janë konfirmuar me kalimi e viteve, por tani fansat e tij sugjerojnë se ai ka parashikuar dhe dramën aktuale mediatike me nëndetësen e zhdukur që eksploronte rrënojën e Titanikut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.


























