Një person është arrestuar pasi në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë.
“Rr. Hamz Jashari, Prishtinë 21.02.2024 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.