Një person ka vdekur në fshatin Shipashnicë të Epërme të Kamenicës pasi që është vetaksidentuar.
Në raportin 24 orësh thuhet se i njëjti është përplasur në murin e një shtëpie pasi ka humbur kontrollin e vetures.
“Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin ndaj veturës që e drejtonte duke u përplasur në murin e një shtëpie”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.