Një pjesë e qytetit të Fushë Kosovës dhe fshatrat Bresje, Bardh i Madh, Mes Bardhi, Vragolia, Bardhi i Vogël, Lismiri, dhe Miradia e Epërme, kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Sipas kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kjo ndërprerje e furnizimit me ujë vjen si pasojë e dëmtimit të një kablloje elektrike nga nga një kontraktor që po merret me shtrimin e rrugës te lagjja e Romëve në Fushë Kosovë.
“Furnizimi me ujë rikthehet kur të riparohet kablloja e energjisë elektrike nga kontraktori”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit të kryeqytetit.


























