Burri në Lipjan raporton se i janë vjedhur katër krerë gjedhë, këtë e bën të ditur edhe policia e Kosovës.
Pas raportimit policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit rasti po hetohet si vjedhje e rëndë.
“Lipjan 21.07.2024 -03:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në stallën pronë e tij nga persona të dyshuar të panjohur i janë vjedhur bagëti (katër krerë gjedhë). Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, ku në konsultim me prokurorin rasti inicohet si më lartë dhe i njëjti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.