Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ka konfirmuar se Harry Kane nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e tyre parasezonale kundër Tottenhamit.
Kapiteni i Anglisë u largua nga Spurs për gjigantët e Bundesligës verën e kaluar.
Ai fitoi “Këpucën e Artë” të Bundesligës me 36 gola në ligë dhe shënoi 44 herë në 46 ndeshje në të gjitha garat.
Tani, Kompany ka konfirmuar se Kane do të humbasë mundësinë për t’u përballur me Spurs në Seul më 3 gusht si pjesë e ndeshjeve parasezonale.