Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Nagavci: Vjosa Osmani nuk i ka votat për një mandat të dytë

    Kur duhet të mbahet seanca për president, sipas deputetit të Vetëvendosjes

    Rrezik nga erërat e forta? – IHMK del me njoftim

    Në prag të ndeshjes historike, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”

    Krasniqi e mysafirët nga Trento flasin për projektet që synojnë në Kosovë

    Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret

    Presidentja: Vuçiqi është kopje e Putinit

    Skenari i Baton Haxhiut: LDK të gjejë një kompromis me PDK-në dhe të propozojë Vjosa Osmanin, që më pas VV-ja ta refuzojë

    DEMANTIM: Pretendimet për heqjen e billbordeve në Mitrovicë, të pavërteta

    KEDS: Matësit e energjisë elektrike janë të besueshëm dhe të sinkronizuar sipas standardeve zyrtare

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Një udhëtim poetik drejt dritës

30 Qershor 2025, 16:46
në Art dhe letërsi
Një udhëtim poetik drejt dritës
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Besnik Jaha

Në një kohë kur pakkush preferon distancën, vetminë dhe vështrimin e thellë, sepse sot gjithsekush do performancën, thjesht, shfaqjen, Gazmend Dashi na vjen me librin poetik Më afër dritës, që edhe për nga titulli sikur na e rrëfen një udhëtim poetik të autorit drejt vlerave më sublime të jetës: (për)ndritjes. Dhe, po sikurse drita, edhe ky libër, përmes fjalëve plot nur, prek me delikatesë kujtesën, zhgënjimin, mërgimin, dashurinë dhe, në fund, edhe vetë poezinë. I ndarë në pesë kapituj, secili me tematikë të veçantë, ky vëllim është një rrugëtim reflektues drejt brendisë së njeriut që kërkon dijen, reflektimin prej të tjerëve në të kaluarën, për të bërë zgjidhjen e duhur në të ardhmen; thënë troç, kërkon dritën si shpëtim për shpirtin e trazuar, dëlirësinë dhe ndjeshmërinë, në një botë që shpesh edhe po e zgjedh terrin.

Struktura pesëkapitullshe e librit flet për një organizim tematik të menduar, ku secila pjesë përfaqëson një hap të veçantë të kësaj rruge të brendshme. Që nga kapitulli i parë, Më afër dritës, më i gjati, me poezi të ngarkuara me mall për të kaluarën dhe zhgënjim për të tashmen, autori na fton në një dialog me vetveten, në një kërkim të dritës përmes kujtimit dhe reflektimit. Poezia që hap këtë pjesë, me vargje si “ajo ishte shenjë: një premtim i pathyer, / se edhe në errësirë… do të jemi një hap më afër dritës”, shfaq jo vetëm ndjeshmërinë e poetit ndaj kohës që po e jetojmë, por edhe besimin e tij në forcën shëruese të fjalës. Kujtimet nuk janë thjesht kujtime, por gjurmë të dhimbshme të asaj që ka qenë dikur e gjallë, dhe sot nuk është më, ndërsa rikujtimi sikur na çon më afër dritës. Ky kapitull është themeli emocional dhe filozofik i gjithë librit.

Në kapitullin e dytë, Kënga e lirisë, me 10 poezi, kemi ngarkesën e një historie të përgjakshme, por edhe krenarinë e një populli që nuk u përkul. Poezia me të njëjtin titull është një himn dhe një vajtim njëkohësisht – për djemtë e betejës, për lirinë që shpesh u pagua me jetën, por edhe për heshtjen që pasoi atë sakrificë: “Kënga e lirisë shndërrohet në heshtje, në heshtje të gjatë e të përgjakur…”, – thotë poeti. Këtu liria nuk paraqitet si koncept abstrakt, por si përjetim i dhimbshëm, si një ëndërr e grabitur që ende kërkon zë.

Udhëtim pa kthim, kapitulli i tretë, njëherësh më i shkurti, flet me gjuhën e dhimbjes së mërgimit, plagë e (për)jetuar prej vetë poetit, ndërsa largimi nga atdheu shquhet edhe si një largim nga vetvetja, nga rrënjët dhe nga kujtimet. Sepse mërgimi është një udhëtim që rrallë sjell kthim të plotë; se mërgimtari mbetet gjithmonë i ndarë mes dy botëve.
Kapitulli i katërt, A ka dashuri më, eksploron ndjenjën e dashurisë në rrjedhën e kohës, që nga kujtimet e ndritshme të një dashurie të dikurshme, e deri te përplasja me realitetin e sotëm të zymtë; këtu poezitë zbulojnë zhgënjimin që sjell humbja e ndjeshmërisë dhe zëvendësimi i dashurisë me urrejtjen, interesin dhe ndarjen. Në poezinë e parë të këtij cikli dashuria paraqitet si një dritë e perënduar në një kohë kur hasmëria, ndasia dhe harresa kanë zënë vendin e saj. Autori nuk shkruan për t’i idealizuar ndjenjat, por për t’i vendosur ato përballë realitetit, duke thirrur për rikthimin e vlerës së dashurisë si e vetmja përvojë që ndërton dhe shpëton.

Libri mbyllet me kapitullin Poezia ka ikur, me 13 poezi që flasin për vetë poezinë dhe lidhjen e autorit me të, për braktisjen e saj, për heshtjen që ka zëvendësuar ndjeshmërinë e dikurshme dhe për lidhjen e thellë të poetit me artin e fjalës. Pra, këtu kemi një reflektim meta-poetik mbi fatin e vetë poezisë, mbi rolin e saj sot, në një botë që e shpërfill ndjeshmërinë, fjalën dhe përjetimin estetik. Këtu poeti bën një përpjekje për të kapur atë që po ikën: poezinë si frymë, si nevojë, si mbijetesë të shpirtit.
Më afër dritës është më shumë se një përmbledhje poezish. Ky libër poetik është një thirrje për reflektim më të thellë dhe jo të zakontë; është një buqetë plot emocione dhe filozofi. Më afër dritës nuk është thjesht një libër poezish, por një thirrje e heshtur për kthim te vetvetja, te kujtesa, te dhembja, te plaga, te dashuria, dhe te fjala që ngjall ndjenjë.

Me këtë libër poeti Gazmend Dashi ka dëshmuar se krijon poezi që flasin, thërrasin dhe shërojnë. Ky libër është një ftesë për të ndalur, për të dëgjuar dhe për të qenë një hap më afër vetes; më afër dritës.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Hakan Çalhanoğlu paralajmëron Turqinë: “Kosova nuk është kafshatë e lehtë, mos e gjykoni në letër!”

5 minuta më parë
Nagavci: Vjosa Osmani nuk i ka votat për një mandat të dytë

Nagavci: Vjosa Osmani nuk i ka votat për një mandat të dytë

9 minuta më parë
Kur duhet të mbahet seanca për president, sipas deputetit të Vetëvendosjes

Kur duhet të mbahet seanca për president, sipas deputetit të Vetëvendosjes

15 minuta më parë
Rrezik nga erërat e forta? – IHMK del me njoftim

Rrezik nga erërat e forta? – IHMK del me njoftim

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH