Në Asamblenë Zgjedhore të Unionit Europian të Taekwondo-së, të mbajtur më 12 prill 2025 në Nuremberg, Gjermani, zëvendësministër i Arsimit dhe Sporti, Endrit Hoxha u zgjodh Zëvendëspresident i këtij institucioni.
Në të njëjtën Asamble, z. Sakis Pragalos u rizgjodh unanimisht si President i Unionit, ndërsa një bord i ri drejtues u formua për të çuar përpara misionin e promovimit të këtij sporti në mbarë Evropën, raporton Topchannel.
Hoxha u shpreh se Shqipëria tashmë zë një vend dinjitoz në hartën ndërkombëtare të Taekwondo-së, jo vetëm në drejtim, por edhe në organizimin e mbi 12 eventeve ndërkombëtare në katër vitet e fundit dhe me sportistë që renditen në top 5 në botë, me rreth 100 medalje të fituara.


























