Njohësit e çështjeve politike ne vend po kërkojnë që referendum të bëhet kategori kushtetuese, pasi që sipas tyre ky mekanizëm mund të përdorej nga Qeveria edhe për procesin e dialogut. Sipas këtyre të fundit si pasojë e rrethanave politike, referendumi nuk është futur në kuadër të Kushtetutës së vendit.
Mospërfshirja e referendumit në Kushtetutën e vendit vlerësohet se është problem sipas njohësve politikë. Ata kërkojnë që referendumi të bëhet kategori Kushtetuese.
Sipas njohësve ky mekanizëm kushtetues do të mund të përdorej nga Qeveria edhe për marrëveshjen me Serbinë.
Profesori universitar Milazimi Krasniqi, tha se nëse jetësohet Asociacioni, Kosova do të kishte pasoja të mëdha, prandaj sipas tij, referendumin nuk do të duhet që të përjashtohet si një mundësi.
Krasniqi tha se mospërfrirja e referendumit në Kushtetutën e Kosovës është bërë me “sherr”, sepse Kosova është bërë shtet pa elemente të mirëfillta të sovranitetit.
Analisti politik, Albinot Maloku, tha se si pasojë e rrethanave politike, referendumi nuk është futur në kuadër të Kushtetutës së vendit.
Maloku shtoi që lidershipi politik do të duhej që të interesohej që t’i shikoj mundësitë që ta jetësojë këtë çështje në mënyrë që qytetarët të deklarohen për situata dhe për interesa që do të lidheshin me ta.