Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia dhe ka falënderuar presidenten Osmani dhe ish-presidentin Pacolli për rolin e tyre në sigurimin e njohjes, përcjell KosovaPost.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën”.
“Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”, ka shkruar Kurti.
Ai më tej ka falënderuar presidentin e Kenias
“Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”.
“Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv”, ka shkruar ai.