Bëhet e ditur se ish-punonjësit e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kryer sulme kibernetike kundër Katarit në emër të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Kosova Post.
“Si humbi SHBA-ja ndaj hakerëve?” njoftoi gazeta “New York Times” në një lajm të saj, duke cituar ish-punonjësit e NSA, të cilët ishin punësuar nga administrata e Abu-Dabit në vitin 2014 për të kryer sulme kibernetike dhe aktivitete të inteligjencës në këmbim të pagave të larta dhe jetës luksoze.
Raporti nënvizoi se aktivitetet e piraterisë në internet u kryen në emër të Emirateve të Bashkuara Arabe, veçanërisht për vendet në rajon, të bëra nga kompania “CyberPoint” me qëllim të gjoja ndjekjes së grupeve ekstremiste brenda fushës së “Lufta Kundër Terrorizmit” të Amerikës.
Në raport thuhet se pirateria është kryer në një zonë të gjerë që Emiratet e Bashkuara Arabe konsiderojnë fatkeqësi, nga anëtarët të familjes mbretërore të Katarit tek drejtuesit e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), dhe gjithashtu theksoi se korrespondenca e zyrtarëve të lartë të SHBA-së gjithashtu kanë qenë në radarin e ish-punonjësve të NSA-së gjatë aktiviteteve të piraterisë kibernetike.trt