Lajmi që Shqipëria është kandidate për të organizuar kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët në bashkëpunim me Serbinë, nuk është pritur aspak mirë nga “Tifozat Kuq e Zi”.
Pas një reagimi zyrtar para disa ditësh, tashmë ata kanë nisur protestën para selisë së FSHF-së. Kjo është bërë e ditur nga vetë TKZ përmes një postimi në Instagram.
“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal.
Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë, shkruhet në postimin e tyre.s.n.