Sonte, në orën 21:00, do të zhvillohet përballja e shumëpritur mes Lazios dhe Napolit, në “Stadio Olimpico” të Romës, për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë.
Kjo ndeshje do të përcaktojë ekipin që do të përballet në çerekfinale me fituesin e duelit Inter-Udinese, e planifikuar më 19 dhjetor.
Lazio vjen në këtë përballje pas një humbjeje zhgënjyese 1-3 ndaj Parmës në kampionat, që ndërpreu një seri prej tetë ndeshjesh pa disfatë. Kjo situatë ka detyruar trajnerin Marco Baroni të bëjë ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë debutimin sezonal të Elseid Hysajt në mbrojtje, një lojtar që për më tepër është ish-futbollist i Napolit.
Hysaj, që nuk është në listën e Serisë A dhe as të Europa League, pritet të luajë në krah të majtë ose të djathtë, në varësi të riorganizimit të tij me Manuel Lazzarin.s.n.