Policia e Kosovës bën të ditur se vdekur 68-vjeçarja që u godit mbrëmë nga motoçiklisti në lagjen ‘Emshir’, ndërkaq ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga policia.
Në njoftim thuhet se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.
Postimi i plotë i Policisë së Kosovës në Facebook:
Vdes një person që u aksidentua mbrëmë në Prishtinë
Mbrëmë në ora 20:25, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës N.L, femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë.