Trupat ruse do të kthehen në garnizonet e tyre ushtarake pas përfundimit të stërvitjeve, dhe njësitë e distrikteve ushtarake jugore dhe perëndimore ruse kanë filluar tashmë ngarkimin e pajisjeve për nisjen e tyre, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjeneralmajor Igor Konashenkov, transmeton Kosova Post.
“Me përfundimin e masave të stërvitjes luftarake, trupat, siç ndodh gjithmonë, do të kryejnë marshime të kombinuara në garnizonin e tyre të përhershëm,” tha Konashenkov, siç raportohet nga agjencia ruse TAS S.
Ai shtoi se njësitë e rretheve ushtarake jugore dhe perëndimore, të cilat kanë përfunduar detyrat e tyre, tashmë kanë filluar ngarkimin e personelit dhe pajisjeve në hekurudha dhe automjete autotransportuese dhe se sot do të nisin garnizonet e tyre ushtarake.
https://twitter.com/rs_sputnik/status/1493512049753681922