Ylli i muzikës pop, Madonna, i ka bërë një thirrje të fuqishme Papës Françeskut, duke e ftuar atë që të vizitojë Gaza dhe t’u sjellë “dritën” fëmijëve që vuajnë nga konflikti atje.
Në një mesazh të ndarë në rrjetet e saj sociale, këngëtarja e njohur u shpreh se Papa është “i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja” dhe se “nuk ka më kohë” për veprime të tjera.
“Politika nuk mund të sjellë ndryshim”, shkroi Madonna, e cila ka rritur si katolike. “Vetëm vetëdija mundet. Prandaj po i drejtohem një Njeriu të Zotit.”
Mesazhi i saj erdhi pas ditëlindjes së djalit të saj, Rocco, dhe Madonna theksoi se dhurata më e mirë që mund t’i bëjë si nënë është të bëjë thirrje për ndihmë për fëmijët e pafajshëm të ngujuar në konfliktin e Gazës.
“Nuk po tregoj me gisht, nuk po fajësoj dhe nuk po mbaj anë. Të gjithë po vuajnë, përfshirë edhe nënat e pengjeve. Lutem që edhe ato të lirohen,” tha ajo.
Papa Françesku ka qenë i hapur në lidhje me krizën në Gaza që nga fillimi i pontifikatit të tij, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “barbarisë së luftës”.
Në korrik, ai bëri thirrje për respektimin e ligjit humanitar, mbrojtjen e civilëve dhe ndalimin e ndëshkimit kolektiv.
Sipas UNICEF-it, çdo fëmijë nën pesë vjeç në Gaza është aktualisht në rrezik të kequshqyerjes akute, një situatë që nuk ekzistonte para 20 muajsh.
Në maj, një raport i organizatave joqeveritare theksoi se që nga tetori 2023 mbi 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në këtë zonë.
Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i shprehu falënderimet Madonnës për solidaritetin e saj.
“Njerëzimi dhe paqja duhet të mbizotërojnë,” shkroi ai në rrjetin social X, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit të yllit të popit për të ndihmuar ata që vuajnë nga kriza në Gaza, veçanërisht fëmijët.

























