Aktualisht Kuvendi i Republikës së Kosovës po zhvillon senacën e saj të radhës, transmeton Kosova Post.
Në kuadër të pyetjeve parlamentare, deputetja e kampit të PDK-së, Ganimete Musliu, teksa po iu adresohej ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, për një prishje të rrugës në fshatin Mazgit të magjistrales Prishtinë – Mitrovicë, ajo bëri një koment jo-konvencional.
“Po e bëj një pyetje shtesë , ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal se po lypi pak hollësi”, tha Musliu kur u pyet nga kryeparalmentari Konjufca nëse dëshiron të bëj pyetje shtesë.
Komenti i Musliut vie pas përplasjes që pati para dy ditësh me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, i cili e akuzoi deputeten për përfshirje në grup kriminal, për çka, Musliu e gjuajti ministrin me ujë.