Një objekt banesor është përfshirë nga zjarri sonte në Lagjen Emshir në Prishtinë.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes dyshohet se zjarri ka shpërthyer në një banesë, kurse zjarrfikësit dhe policia po përpiqen t’i evakuojnë banorët nga objekti.
Ndihmë mjekësore kanë kërkuar dhjetëra banorë.
Bëhet e ditur se banesa ka marrë flak nga garazhet.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar lidhur me pasojat e zjarrit. /Telegrafi/