11 kilogramë marihuanë janë kapur në aksionin e Antidrogës në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Në operacionin e koduar “Transferi” është arrestuar një person.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga policia përmes zëdhënësit Daut Hoxha.
Hoxha tha se droga ishte gjetur i fshehur në një kavanoz.
“Ditë më parë policia i kishte arrestuar dy persona ku ishin konfiskuar edhe një sasi e drogës. Kurse, sot personi i arrestuar supozohet të jetë shitësi. Policia ka arritur ta identifikojë përmes masave taktike operative”, tha Hoxha.
Aksioni është realizuar nga Antidroga në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt.