Opozita në kryeqytet pret që Rama të reflektojë ndaj kërkesave të tyre

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar zgjedhje për Kuvendin Komunal, në rast se në përpjekjet e tjera nuk kalon buxheti. Nga VV thonë se Rama nuk është ai që vendos për këtë pjesë. E nga partia tjetër opozitare, PDK, thonë se po presin që kryetari Përparim Rama të reflektojë ndaj kërkesave të tyre.

 

Në rast të dështimit të miratimit të buxhetit, në përpjekjet e radhës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, paralajmëron zgjedhje për Kuvend të kryeqytetit.

“Nuk do të presim shumë, do të çoj në zgjedhje  të gjithë assamblistët nëse bllokohet prap Buxheti”, ka thënë Rama.

Lidhur me këtë, nga Vetëvendosje në Prishtinë thonë se kryetari Rama nuk është ai që vendos për këtë.

 

“Nuk është ai që vendos se kur shkon asambleja në zgjedhje ose kur jo, mbetet që partitë politike, subjektet të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin komunal, ta arrijnë zgjidhjen e nevojshme që të kalohet buxheti, natyrisht barra kryesore në këtë drejtim i bie ekzekutivit”, thotë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë.

Nga PDK në kryeqytet thonë se Rama duhet të reflektojë mbi kërkesat e opozitës.

“Ne po presim që së pari kryetari Rama të reflektojë mbi kërkesat legjtime tonat dhe ta japim përkrahjen tonë të nevojshmë, nëse kryetari Rama nuk ka gatishmëri të bashkëpunojë me opozitën, atëherë do të presim hapat e tjerë që i sheh ligji”, deklaron Granit Geci, asamblist i PDK-së në Prishtinë.

Pozita në kryeqytet e ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal, pas prishjes së koalicionit me PDK-në vitin e kaluar.

 

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika