Koalicioni “Serbia kundër dhunës” thotë se i gjithë procesi zgjedhor ka qenë i mbushur me parregullsi dhe presione dhe është shënuar vjedhje e paprecedentë zgjedhore, transmeton Kosova Post.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë është ende duke numëruar votat, por pas procesimit të gati 8000 qendrave të votimit, Partia Progresive Serbe, fitoi 46,83 për qind të votave.
Në vend të dytë, me 24,3 për qind të votave, është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, dhe pragun zgjedhor e kaluan Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Ivica Daçiqit dhe koalicioni “Nada” dhe lista e Branimir Nestoroviqit.
Dhe derisa SNS shpall fitoren në të gjitha nivelet, opozita “Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e zgjedhjeve dhe nuk i pranon rezultatet.


























