Koalicioni Kombëtar i Opozitës dhe Forcave Revolucionare Siriane (SOC) reagoi ndaj takimit të Presidentit francez, Emmanuel Macron me anëtarët e të ashtuquajturit Këshilli Demokratik Sirian (SDF), pra PYD/YPG, që është shtrirja e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, transmeton Kosova Post.
Në deklaratën e bërë në lidhje me këtë takim, opozita siriane e mbledhur nën çatinë e SOC duke theksuar se organizata terroriste PYD / YPG ka lidhje organizative me PKK-në, vijoi duke shkruar: “Takimi i Presidentit të Francës me delegacionin e milicisë terroriste PYD është i trishtueshëm dhe shqetësues. Hapja e rrugës së trajtimit me PYD është shpallje e marrëdhënieve të drejtpërdrejta me organizatën terroriste PKK. Këta milicë kanë kryer dëbime, duke ndryshuar strukturën demografike si dhe krime të ndryshme kundër popullit sirian. Njohja e këtyre milicëve, që i imponohen popullit sirian, po shkel integritetin territorial të Sirisë.”/trt