Lista Serbe ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që sot në mesditë të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.
Sot, në mesditë në Mitrovicë të Veriut do të protestojnë komuniteti serb bashkë me Listën Serbe.
Protesta është thirrur për kundërshtimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e valutës së dinarit si mjet pagese.
“Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensioniste dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.