Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndihet e nderuar nga miqtë dhe aleatët, të cilët kanë uruar përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës.
Osmani ka uruar që marrëdhëniet të vazhdojnë dhe në të ardhmen të punojnë, në mënyrë që të forcohen aleancat.
“E nderuar që kemi pasur kaq shumë miq dhe aleatë që na janë bashkuar për të festuar ditën tonë të Pavarësisë dje. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku, të forcojmë aleancat tona dhe të ndërtojmë premtimin e vendit tonë të madh dhe vlerat, mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë”, ka shkruar ajo në “X”./teve1.info/