Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka theksuar presidentja Osmani pas këtij takimi, njofton Presidenca.