Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka biseduar me Emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani, transmeton KosovaPost.
Osmani tha se me Al Thanin folën për mundësinë që Kosovës t’i hiqen vizat drejt Katarit dhe mundësisë për investime të tjera.
“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë – Katar, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave”, tha Osmani.
E para e shtetit, ditë më parë pati njoftuar që qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, pas negocimit që Osmani ka bërë me krerët e shtetit arab.