Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka folur për masat e Serbisë për Kosovë, duke i quajtur ato taktika.
Ajo është shprehur se realiteti në Kosovë është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe siç është shprehur ajo, Serbia s’do të mund të arrijë asgjë me këtë.
“Këto janë taktika të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin. Ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90, mendësi kjo që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje”.
“Por, realiteti është i pakthyeshëm e i pandryshueshëm dhe Serbia s’do të mund të arrijë asgjë me këtë”, është shprehur Osmani.