Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar dje me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Perce, përcjell KosovaPost.
Osmani dhe Pierce diskutuan për zgjedhjet e mbajtura të dielën, teksa presidentja thotë se e njoftoi emisaren britanike rreth ndërhyrjes së paligjshme të Serbisë, në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një përgjigje të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë” u shpreh presidentja.
Osmani dhe Pierce po ashtu folën për formimin e qeverisë dhe axhendën e përbashkët strategjike mes dy vendeve.


























