Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se duhet pritur derisa të ketë përgjigje konkrete për rastin e Faton Hajrizit. Sipas saj, kemi të bëjmë me shtet fashist, duke iu referuar Serbisë, që edhe në raste të tilla bën pengesë.
Presidentja Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës po angazhohet çdo ditë për ta zgjidhur këtë çështje.
“Republika e Kosovës e ka një zyre ndërlidhëse në Serbi dhe ambasadori ynë në këtë shtet në baza ditore angazhohet edhe me aleatët tonë edhe me institucionet tona. Ju siguroj që të gjitha përpjekjet janë duke u bërë. Thjeshtë kemi të bëjmë me një shtet fashist që edhe në raste të tilla tentojë të bëjnë pengesë. Duhet të presim derisa të kemi një përgjigje konkrete”, ka thënë Osmani.