Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ka takuar liderë të vendeve të ndryshme, ndër të cilët edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, atë të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e shume të tjerë, përcjell KosovaPost.
Osmani, në një postim në Facebook, përmes fotove, bënë të ditur se kishte takime të shumta në këtë samit që po mbahet në Budapest.
“Diskutime me liderë nga vende të ndryshme në samitin e sotëm të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, shkruan Osmani në Facebook.
Presidentja Osmani po qëndron në Hungari në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest . Ajo, sot gjatë ditës, është pritur nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.