Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani në Akademinë përkujtimore për masakrën e Reçakut ka thënë se në Reçak, 26 vjet më parë u ndeshën njerëzorja dhe mizorja.
Presidentja Osmani tha se Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet më këtë fshat dhe banorët e tij, por një dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit shqiptar.
Sipas saj, pamjet e asaj masakre tronditën botën dhe prekën ndërgjegjen ndërkombëtare e mobilizuan diplomacinë.
“Ai dëshmoi para botës atë që e pa me sytë e tij. Mizoritë e paimagjinueshme të cilat regjimi gjenocidal serb i kreu mbi popullsinë e pa mbrojtur shqiptare këtu në Reçak dhe ku do në Kosovë. Sot ambasadori Walker i cili është në mesin tonë mbetet një simbol i ndërgjegjes njerëzore dhe i drejtësisë ndërkombëtare, ndaj edhe kisha nderin që në tetor të viti të kaluar ta dekoroja atë me medaljen presidenciale të lirisë në emër të popullit të Republikës së sonë. Fjalët e thëna me vendosmërinë nga ambasadori Walker, tronditën opinion publik ndërkombëtar dhe ishin thirrje për veprim të menjëhershëm”, ka theksuar presidentja.