Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KosovaPost.
Nga atje ajo ka lajmëruar se do të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.
“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Falënderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”.