Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský, transmeton Kosova Post.
Takimi do të mbahet në ora 12:00 në kabinetin presidencial.
“Në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit’, thuhet në njoftimin e presidencës.