Osmani për iftar në familjen Hasani, që i ka katër djem të zhdukur gjatë luftës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vizituar sot familjen e Halil Hasanit në Vinarc të Mitrovicës, e cila ende nuk di për fatin e katër djemve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, përcjell KosovaPost.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për familjen Hasani liria ende nuk ka marrë kuptim nga ankthi për fatin e katër djemve të tyre të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës.

“Në Vinarc të Mitrovicës, u mirëpritëm për iftar në familjen e Halil Hasanit, liria e së cilës ende nuk ka marrë kuptim nga ankthi për fatin e katër djemve të tyre të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës”, ka shkruar Osmani.

“Dhimbja e tyre është edhe e jona, ndaj sonte solidarizohemi dhe bashkëndjejmë me ta sikurse edhe me mijëra familje të tjera në Kosovë dhe angazhohemi që si institucione të ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme”, ka shkruar ajo.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika