Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar suksese kontingjentit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë nisur për në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX, përcjell KosovaPost.
Ky operacion realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.
“Krahas aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar presidentja e vendit në rrjetin social “X”.