Presidentja Vjosa Osmani deklaroi këtë të marte se i kanë analizuar 15 modelet evropiane të Bashkimit Evropian për të drejtat e pakicave në Kosovë. Megjithatë sipas saj, modeli që ka aktualisht Kosova është më i miri.
Në një deklarim për media, ajo tha se Kosova është e gatshme t’i diskutojë elementet evropiane, por jo që shkelin Kushtetutën e vendit.
“Modelet të cilat janë prezantuar, të 15-tat nuk kanë të bëjnë me asociacione. Janë modele për të drejtat e pakicave. Në disa modele ka më pak të drejta se sa që Kosova aktualisht u jep pakicave, I kemi analizuar këto modele, por sërish do të thoja se modeli më i mirë se ato 15 është ai që ka aktualisht Kosova”.
“Megjithatë, ne jemi aty për të diskutuar elementet e tilla në mënyrë që në Kosovë të kemi gjithëpërfshirje dhe diversitet të vazhdueshëm”, u shpreh Osmani para gazetarëve.