Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman.
Në takim, presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Bowman për angazhimin e tij në thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale në mes të Kosovës dhe Kandasë, si dhe për mbështetjen e vazhduar përmes projekteve të ndryshme, në veçanti, mbështetjen për fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Bowman biseduan edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, me ç’rast Osmani potencoi vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Republikës.


























