Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me liderin e shumicës në Senat të SHBA-së, Chuck Schumer.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka falënderuar Schumerin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së, shkruan teve1.info
Osmani ka bërë të ditur se kanë diskutuar për mënyrat si të rritet bashkëpunimi me Senatin.
“Gjithmonë kënaqësi të takohen me liderin e shumicës në Senat, senatorin Schumer dhe të riafirmojë partneritetin e gjatë mes dy shteteve tona. Kam shprehur falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe kemi diskutuar për mënyra se si të rrisim bashkëpunimin me Senatin”, ka shkruar Osmani në Twitter.