Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, është takuar me Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, takova Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane. Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Lesoton dhe me partnerë nga mbarë bota, në interes të ndërsjellë të qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.


























