Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, me të cilin kanë diskutuar për hapjen e urës së Ibrit.
Presidentja Osmani është shprehur se “hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, por shtoi se suksesi i qëndrueshëm është i mundshëm “bashkë me aleatë”.
“Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, theksoi Osmani.