Turqia ishte me ne në kohët më të vështira të rajonit tonë. Turqia është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në fushën ekonomike dhe të mbrojtjes”, tha për Anadolu presidentja e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,
Ajo theksoi se se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është një nga zërat më të fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, duke u shprehur shumë me fat që vendi i saj ka një partner të tillë, transmeton KosovaNews.
Në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve “Anadolu” pasi mori pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya (ADF2025) të zhvilluar në Qendrën e Kongreseve NEST në Rajonin e Turizmit Belek, ku Anadolu është “Partneri Global i Komunikimit”.
Duke vlerësuar forumin ADF, Osmani tha se është me rëndësi jetike të bashkohen në një vend liderët botërorë në një kohë kur në mbarë botën ka probleme sigurie, konflikte, kriza humanitare dhe luftëra.
Duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e qasjes që e merr në qendër njeriun, si dhe në diplomacinë, Osmani theksoi se gjëra të mëdha mund të arrihen kur vendet bashkojnë forcat për të mbrojtur vlerat njerëzore.
Sipas saj forumi ADF pasqyron “fuqinë e partneritetit”.
“Është shumë e përshtatshme për ne që forumi mbahet në Turqi, vend i cili qëndron pranë Kosovës si një aleat i fortë si në kohë të errëta ashtu edhe në kohë të suksesshme”, theksoi Osmani.
“Turqia është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm”
Presidentja Osmani tha se midis Turqisë dhe Kosovës ka lidhje të forta
“Turqia ishte me ne në kohët më të vështira të rajonit tonë. Turqia është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në fushën ekonomike dhe të mbrojtjes”, theksoi Osmani.
Më tej, presidentja kosovare theksoi se presidenti Erdoğan është një lider që gjithmonë ka qëndruar pranë Kosovës, duke shtuar se ai ka mbështetur Kosovën në drejtim të bashkëpunimeve të reja me vendet e tjera të botës.
“Presidenti Erdoğan është një nga zërat më të fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare”, u shpreh Osmani duke shtuar se është shumë me fat që kanë një partner të tillë dhe se do të bëjë gjithçka që ky partneritet të zhvillohet më tutje.
Osmani gjithashtu kërkoi nga Erdoğan mbështetje që t’i bindë vendet që nuk mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Bashkëpunimet në fushën e mbrojtjes
Më tej, Osmani shpjegoi se pas marrjes së detyrës është takuar me presidentin Erdoğan me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve strategjike dhe se në këtë drejtim me Turqinë kanë filluar bashkëpunimin në fushën e mjeteve ajrore pa pilot dhe në industrinë e mbrojtjes.
Ajo tha se me Turqinë kanë zhvilluar bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, duke njoftuar se një nga pikat kryesore të agjendës në takimin e djeshëm me presidentin Erdoğan ishte industria e mbrojtjes.
“Duke marrë parasysh se sa mirë kanë funksionuar deri tani marrëdhëniet tona dypalëshe me Turqinë, jam shumë e bindur se ky partneritet do të bëhet edhe më i mirë dhe më i fortë brenda katër viteve të ardhshme”, tha Osmani.
Sulmet izraelite në Gaza:
Liderët duhet t’i kthehen një “qasje që në qendër e merr njeriun”
Duke folur lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Gazës, Osmani theksoi se të gjithë liderët botërorë duhet t’i kthehen qasjes që në qendër e merr njeriun, me anë të cilës vuajtjet e njerëzve mund të marrin fund.
“Kam besim të madh në punën që presidenti Erdoğan po bën për të ndalur konfliktet anembanë botës”, tha presidentja e Kosovës Osmani