Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar shtetin zviceran për Ditën Kombëtare të saj, duke shtuar se ajo është përkarhëse e flakët e popullit të Kosovës.
Osmani, tutje tha se në do të vazhdojmë forcimin e lidhjes midis Kosovës dhe Zvicrës me faktorin kryesor siç është diaspora.
“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar Osmani.
Zvicra shënon Ditën Kombëtare më 1 gusht kur u themelua Konfederata Zvicerane u festua për herë të parë në këtë datë në vitin 1891.


























