Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka nisur ditën me një mesazh në lidhje me bamirësinë, shkruan Kosova Post.
Pacolli ndau një fotografi të re në Facebook, duke thënë se “duke ndihmuar të tjerët, bëhemi njerëz më të mirë”.
Postimi i plotë:
“Bamirësia ju bën person optimist. Emocionet pozitive të krijuara kur ndihmojmë dikë tjetër e lartësojnë ndjenjën tonë të gëzimit. Duke ndihmuar të tjerët, ne bëhemi njerëz më të mirë, dhe e shohim botën nga një këndvështrim tjetër dhe do të ndihemi edhe më të lumtur në jetë”, ka shkruar Pacolli.