Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që e ka fituar vëllai i saj nga ministria e Bujqësisë që drejtohet nga ministri Faton Peci.
Deputetja Pacolli ka thënë se me të gjithë do të shihet në gjykatë, meqë sipas saj janë bërë akuza të pa baza.
“Të gjithë ju gazetarë e analista “profesional” që keni lakuar emrin tim do të shihemi në gjykatë për shpifjet dhe akuzat pa bazë”, ka shkruar ajo, duke e shpërndarë shkrimin e vëllait të saj, ku ai pranon se e ka fituar grantin